Pastrohet ajri, ndotja bie me më shumë se 45% në qytetet kryesore të Europës

102

Ndotja e ajrit ka rënë me më shumë se 45% në krahasim me vlerat e vitit 2019 në disa qytete europiane pasi masat e kufizimit të koronavirusit i kanë mbajtur njerëzit në shtëpi.

Në Paris, niveli i dioksidit të azotit ka rënë me 54%, sipas hulumtimeve që u publikuan nga Instituti Meteorologjik Mbretëror i Holandës (KNMI).

Shkencëtarët në Institutin Holandez, duke përdorur instrumentin e Agjencisë Hapësinore Copernicus Tropomi, krahasuan përqendrimet e dioksidit të azotit nga 13 Mars deri në 13 Prill 2020 me ato në 2019 gjatë të njëjtës periudhë.

Ata gjetën ulje të ngjashme në qytetet anembanë bllokut, me Madridin, Milanon dhe Romën që raportuan një rënie prej rreth 45%.

Dioksidi i azotit është një ndotës që prodhohet nga aktiviteti industrial, siç është udhëtimi rrugor dhe ajri.