Patos, 28 familje përfitojnë nga banesat sociale

96

Banesat e reja sociale që janë ngritur në bashkinë e Patosit i japin një tjetër dimension politikave sociale në ndihmë të komunitetit.

Janë dy projekte të mëdha ku është investuar në bashkinë e Patosit, sa i takon banesave sociale prej të cilave kanë përfituar kategoritë në nevojë.

Konkretisht, falë këtij projekti 12 apartamente sociale janë vënë në dispozicion të grave kryefamiljare në nevojë në Patos.

Ndërkohë, një godinë 4-katëshe iu nënshtrua rikonstruksionit, për t’iu vënë në dispozicion 16 familjeve të tjera në nevojë.