Pavarësia/ Dua Lipa koncert në Tiranë, atmosferë festive në sheshin Skënderbej

67

Mbrëmjen e djeshme, Sheshi “Skënderbej” u mbush tej e tej me qytetarë në koncertin e  me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

Festa kulmoi me ngjitjen në skenë të këngëtares me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila ka zgjedhur këtë moment të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët për të zhvilluar koncert në Tiranë.

Së bashku me balerinët, ajo performoi hitet e saj të njohura duke ndezur atmosferën në shesh, ku ishin mbledhur njerëz si kurrë më parë.

Të rinjtë që ishin edhe më të shumtët në shesh e shoqëruan gjatë gjithë kohës artisten e njohur me origjinë shqiptare, e cila vetëm pak ditë më parë mori dhe shtetësinë shqiptare.

Gjatë koncertit madhështor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, Dua ftoi të gjithë të pranishmit të festojnë së bashku festën e Pavarësisë, ndërsa i falënderoi të gjithë për mbështetjen.