Pediatria e rehabilituar në spitalin e Sarandës, akses dhe cilësi shërbimi

0

Pas Maternitetit dhe Kirurgjisë, Pediatria e rehabilituar e Spitalit të Sarandës ofron sot kushtet më të mira për të gjithë fëmijët duke garantuar akses dhe cilësi shërbimi.

Ekipi i përforcuar me mjekë të rinj të specializuar ofron sot shërbim me standarde bashkëkohore për fëmijët e kësaj zone, por edhe do t’i përgjigjet më mirë nevojave të turistëve të shumtë që frekuentojnë këtë qytet gjatë stinës së verës.

Qeveria shqiptare po fuqizon shërbimet në spitalet e  zonave bregdetare, me investime në infrastrukturë, pajisje mjekësore moderne dhe mjekë të rinj specialistë, për zhvillimin e turizmit.

Në spitalin e Sarandës është investuar për maternitetin e ri, shërbimin e kirurgjisë, pediatrinë dhe laboratorin e ri modern.

/ata.gov.al