Pensionet private, rritet me 8.78 % numri i anëtarëve në skema

0

Skemat private të pensionit kanë shënuar rritje të numrit të anëtarëve.

Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, në fund të muajit dhjetor të 2022-shit, rezultoi 36 518 anëtarë, duke shënuar një rritje prej 8.78 % krahasuar me fundin e vitit 2021.

Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare në fund të muajit shtator tregon një total asetesh neto prej 5,699.38 milionë lekë dhe me një rritje prej 1,114.84 milionë lekë, ose 24.32 %, krahasuar me 31.12.2021.

/ata.gov.al