Për emigrantët, shërbimet konsullore online

631

Për të gjitha shërbimet konsullore që nga janari 2017 shqiptarët që banojnë jashtë vendit kanë mundësi t’i kryerjen veprimet online, përmes të ashtuquajturit sistemi SHKO.

Kjo është një platformë elektronike e krijuar nga Ministria e Jashtme për të ofruar procedura të thjeshtësuara dhe me mekanizma mjaft transparente.

Shërbimet që përfshihen në sistemin SHKO janë: asistencë e përgjithshme, çështje që kanë të bëjnë me shtetësinë, aktet e gjendjes civile, akte noteriale si deklarata dhe prokura, vërtetime konsullore, leje kalimi dhe leje transporti të personave, pajisje me vërtetime identiteti, viza, përkthime dhe legalizime.

Nëpunësi konsullor, që ka marrë përsipër përpunimin e kërkesës e njofton shtetasin për mangësitë si dhe i lë një orar paraqitjeje për nënshrkimin e dokumentit të kërkuar p.sh. prokurë apo deklaratë. Por ka edhe disa shërbime të tjera si p.sh. nxjerrja e vërtetimeve që mund të realizohen edhe pa praninë e personit, por vetëm përmes rrugëve postare. Në sistemin SHKO personi i interesuar mund të marrë paraprakisht të gjithë informacionin e detajuar për pajisjen me prokurë, apo dokumente të tjera.

Lexo.al