Për fëmijë e të rinj, Tirana ka tashmë një hapësirë të inovacionit dhe robotikës profesionale

193

Edhe Tirana ka tashmë një hapësirë të inovacionit dhe robotikës profesionale kushtuar vetëm fëmijëve, si një mënyrë për të nxitur shpirtin e krijimit tek ata, edukimin me kreativitetin, inovacionin, kuriozitetin, aftësitë teknike dhe argëtimin.

Pas katër viteve të sukseshme në Gjakovë dhe në Prishtinë, qendra “Bonevet” vjen edhe në Tiranë, ku fëmijët mund të mësojnë përmes teknologjisë së përparuar dhe lojës.

Piramida do të shndërrohet në qendrën më të madhe rinore multifunksionale në rajon, duke shërbyer si një hapësirë për shkëmbim idesh e iniciativash, por edhe një inkubator për bizneset e reja në fushën e ICT dhe komunikimit.