Për herë të parë kryhet tek materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, paketa e analizave gjenetike për diagnozat prenatale

4

Investimet në shëndetësi, si në kushtet që ofrohen dhe në pajisjet për stafin mjekësor, po bëjnë të mundur edhe realizimin e disa analizave të sofistikuara në sistemin mjekësor publik.

Tashmë paketa e analizave gjenetike për diagnozat prenatale për sëmundjet e gjakut dhe sëmundjet e trashëguara ofrohet për herë të parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Lajmin e bëri të ditur sot ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku theksoi se, ky është një hap përpara drejt përmirësimit të kujdesit mjekësor për gratë shtatzëna.