Për herë të parë në 67 vite! Eurovision ndryshon rregullat e votimit

2

Për herë të parë në 67 vite, Organizatorët e Eurovizion kanë vendosur të bëjnë ndryshme drastike në mënyrën se si do të votohet, pas parregullsive në votim në edicionin e fundit.

Ndryshimet i japin më shumë fuqi votës së publikut në mbarë botën dhe reduktojnë rolin e jurisë. Kështu, kënga fituese do të zgjidhet nga shikuesit nga të gjitha shtetet, në kombinim me një juri profesionistësh të muzikës, njoftoi të martën Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU).

Megjithatë, juritë nuk do të përfshihen në mënyrën se si zgjidhen vendet si për gjysmëfinalen ashtu edhe për finalen, e cila do të mbahet në Liverpoolvitin e ardhshëm. Vendet kualifikuese do të vendosen vetëm nga votat e shikuesve.

Futja e votimit global është një ndryshim më i madh se një vendim i diskutueshëm në 2015 për të lejuar Australinë të hyjë në garë. Ka të ngjarë që vendimi të nxisë spekulimet se më shumë vende nga e gjithë bota do të lejohen të hyjnë në garë në të ardhmen. Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi konkursin e këtij viti me këngën e tyre Stefania, por Ukraina nuk mund ta ushtrojë të drejtën e saj për të organizuar ngjarjen e vitit të ardhshëm për shkak të pushtimit të Rusisë.

lexo.al