Përcaktohen zonat prioritare për zhvillimin e akuakulturës, kapaciteti rreth 10 mijë ton peshk në vit

12

Shqipëria ka përcaktuar zonat prioritare për zhvillimin e akuakulturës dhe kapacitetet prodhuese pas një studimi të financuar dhe kryer nga ekspertë të Bashkimit Europian.

Kapaciteti i Shqipërisë për zhvillimin e akuakulturës në det është 10 mijë ton peshk dhe se Saranda dhe Vlora janë dy zonat prioritare për zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm të ekonomisë blu.

Studimi parashikon që koshat ku rritet peshku do të largohen nga bregu me qëllim që edhe impakti mjedisor të ulet duke rritur cilësinë dhe garantuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe miqësor me mjedisin.

Në periudhën janar – maj 2020 janë eksportuar rreth 1200 ton prodhime shqiptare të akuakulturës drejt tregjeve të BE,  si prodhime me vlerë të lartë të certifikuar sipas standardeve më të mira, deri edhe në standardin pa asnjë antibiotik, që është shumë i rrallë në Mesdhe.