Përdorimi i kondicionerit/ Si të qendroni të freskët, pa rreziqe për shëndetin dhe duke kursyer energjinë

109

Disa rekomandime për të qëndruar të freskët, pa rreziqe për shëndetin dhe duke kursyer energjinë elektrike

E domosdoshme në vapë, por e bezdisshme për disa të tjerë. Nuk e duan të gjithë, por sigurisht që kondicioneri është miku më i mirë i mirëqenies në ditët e nxehta të verës. Freskon, than lagështirën, na ndihmon të kemi në shtëpi një temperaturë të duhur dhe të pushojmë natën.

Megjithatë në çdo rast është e nevojshme të përdoret në mënyrën e duhur për të shmangur ftohjen dhe për të mos pasur surpriza kur vjen fatura e energjisë elektrike. Ja disa këshilla.

Zgjidhni mundësisht një produkt të një cilësie të mirë, pak më të shtrenjtë, pasi ata ofrojnë një efikasitet më të mirë të energjisë dhe të kursimit. Njësia e ftohjes duhet të jetë e instaluar në krye, në mënyrë që të marrë shpërndarje homogjene të qarkullimit të ajrit. Duhet të verifikoni që ajri qarkullon lirisht pa probleme, përndryshe kondicioneri bëhet i padobishëm.

Sytë tek temperatura- Nëse jashtë temperatura është më shumë se 30 gradë, nuk është nevoja që për të pasur fresk të çosh temperaturën e kondicionerit në 18 gradë Celcius. Në këtë mënyrë vetëm konsumoni elektricitet. Për të shijuar freskinë, mjafton ta mbani 4-5 gradë më pak nga jashtë. Për më tepër një diferencë e madhe e vendos trupin përballë një ndryshimi të menjëhershëm që nuk është mirë për shëndetin. Më mirë është të ndizni kondicionerin gjysmë ore para se të rrini në dhomë.

Mos e mbani ndezur natën- Të mbash kondicionerin ndezur për gjithë natën është thjesht një shpërdorim i energjisë elektrike dhe rrezik i madh që të ftoheni. Në pjesën më të madhe të rasteve, freskia e natës është temperaturë normale për trupin dhe nuk është nevoja për ftohje artificiale.

Rreziku i ftohjes artificiale- Rreziqet më të mëdha vijnë nga ndryshimet termike, për shembull kur hyni në një dhomë të ftohtë të djersitur nga vapa, apo nga mospastrimi i aparaturës. Në filtër mblidhet pluhuri, mikroorganizma dhe myk nëse nuk pastrohet, përgjegjëse këto edhe për alergjitë dhe infeksionet.