Përfitojnë 240 mijë fëmijë/ Nisin punën në terren njësitë e lëvizshme dentare

4

Kanë nisur punën në terren dy kabinetet dentare të lëvizshme për kujdesin e shëndetit oral të fëmijëve në shkolla.

Programi i dentistrisë përfshin këto klinika stomatologjike të lëvizshme. Janë dy njësi, të cilat tashmë janë në terren, duke ofruar kujdes dentar për fëmijët e grupmoshës nga 6-14 vjeç.

Paralelisht po realizohet edhe programi i kujdesit për shikimin në shkolla. Të dy këto programe prekin direkt mbi 240 mijë fëmijë të grupmoshës nga 6-14 vjeç dhe që i siguron kontrollet periodike sa i përket kujdesit ndaj shikimit dhe kujdesit dentar.

Njësitë e lëvizshme të dentistrisë janë të pajisura me pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë dhe do të shërbejnë si kabinete dentare të lëvizshme për nxënësit e shkollave, kryesisht në zonat rurale.