Përfundojnë 5 tunelet në sheshin “Shqiponja”, si do të kryhet lëvizja e automjeteve

109
Autoriteti Rrugor njofton se: Në kantierin e punimeve te Sheshi Shqiponja ka përfunduar ndërtimi i të gjitha galerive (tuneleve) dhe do të hapet për qarkullimin e automjeteve edhe Galeria Nr. 5.
Duke filluar në orën 00:01, data 04.09.2021 trafiku do të vijojë sipas lëvizjes definitive të parashikuar në projekt ku:
– Lëvizja e automjeteve nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha” (Laprakë) dhe anasjelltas do të realizohet drejt në nivelin 0 të parashikuar në projekt.
– Lëvizja e automjeteve që vijnë nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të Unazës së Madhe do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 5.
– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga Unaza e Madhe drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr.3
– Dalja nga Tirana për mjetet që vijnë nga pjesa veriore (ish-kombinati, rruga “Josif Pashko”) drejt autostradës do të realizohet nëpërmjet Galerisë Nr. 4.