Përfundon me sukses restuarimi i ikonës së rrallë në Berat (FOTO)

9

Qendra muzeore Berat sapo ka përfunduar ndërhyrjen restauruese të ikonës “Shën Joan Pagëzori” e vitit 1835, që mban firmën e Naum Çetirit.

Pas një muaji pune intensive, ajo i shtohet ekspozimit ikonografik në muzeun “Onufri”.

Vepra paraqiste shumë problematika, por pas ndërhyrjes u arrit rezultati i dëshiruar, duke nxjerrë në dukje ngjyrat e ikonës, freskinë dhe madhështinë e veprës.

Ajo pasuron jo vetëm koleksionin e muzeut “Onufri”, por plotëson kronologjinë në artin e autorëve ikonografë Çetiri.