Përfundon një tjetër aks i rëndësishëm rrugor, lidhet jugu (FOTOT)

65

Rruga e re Miras – Arrëz është një tjetër segment i planit të zhvillimit strategjik të turizmit në qarkun e Korçës.

Tashmë ky aks i rëndësishëm rrugor ka përfunduar duke krijuar lehtësi në qarkullimin e mjeteve.

Investimet shtrijnë infrastrukturën në funksion të një oferte turistike të një rajoni të tërë që prek Përmetin, Gjirokastrën, zonën  e Tepelenës, Gusmar, Kuç me dalje në det.

Rruga me një financim prej 2.6 miliard lekësh,  ka një gjatësi prej 8.5 km, gjerësi mbi 5 metra dhe është e pajisur me të gjitha veprat e artit.