Përfundon rehabilitimi i rrugës së Kalasë në Berat

116

Rruga “Mihal Komneno” është hyrja kryesore dhe aksesi më i shkurtër që lidh Beratin me një ndër lagjet muzeale të qytetit, lagjen “Kala”.

Kjo rrugë tashmë e restauruar, pas amortizimit që kishte pësuar ndër vite, e bën më lehtë të arritshme kalanë, monumentin simbol të qytetit.

Rruga është një arterie e rëndësishme që akomodon atelie të tregtimit të punimeve artizanale, shërbime hotelerie të njohura, restorante, muze, e të tjera atraksione turistike.

Vitin e fundit gjithashtu është shënuar një rritje e numrit të banorëve që kanë në pronësi shtëpi muze dhe duan t’i kthejnë në bujtina në shërbim të turizmit.