Përfundon ura e Hoxharës, lidh Fierin me bregdetin e Semanit e Darëzezës

79

Përfundon ndërtimi i urës së Hoxharës në Fier, investim i rëndësishëm që lidh qytetin me bregdetin e bukur  të Semanit, Dërmenasit e Darëzezës ku po çelet një kapitull i ri i zhvillimi turistik.

Në maj të këtij viti përfundoi edhe Ura e Darëzezës me të gjithë parametrat e nevojshëm, ndërkohë puna vijoi edhe për ndërtimin e Urës së Semanit që lidh plazhin e Semanit me Darëzezën duke i dhënë akses turistëve për t’i frekuentuar të dyja zonat turistike njëkohësisht.