Përfundon zgjerimi i nënstacionit të Komanit

75

Ka përfunduar projekti i zgjerimit të nënstacionit të HEC Koman, një projekt i financuar nga Qeveria Gjermane, nëpërmjet Bankës KfW.

Investimi i kryer ka për qëllim një balancim më të mirë të rrjetit të transmetimit duke rritur kontributin e rrjetit 400 kV dhe duke lehtësuar ngarkimin e rrjetit 220 kV në periudhat me gjenerim maksimal.

Zgjerimi i nënstacionit të Komanit bën të mundur rritjen e sigurisë së operimit të sistemit elektro-energjetik në përgjithësi dhe në veçanti në periudhat me hidrologji të mirë dhe bën të mundur balancimin e rrjetit duke rritur kapacitetin eksportues dhe eliminim të kufizimeve të prodhimit gjatë eksporteve.

Gjithashtu ky zgjerim mundëson një shfrytëzim më të mirë të centraleve të kaskadës në periudhën e plotave duke reduktuar derdhjet e tepërta të ujit që vijnë si rezultat i kapacitetit të kufizuar eksportues si dhe siguron reduktim të humbjeve të energjisë elektrike në rrjetin e transmetimit në periudhat me prodhim të lartë.

Projekti vë në operim një pjesë të linjës 400 kV Tirana2 – KosovaB, brenda rrjetit tonë dhe do të ketë impakt edhe më të madh kur kjo linjë të jetë e gjitha në operim.