Përgatituni! Nesër ndryshon ora. Ja si lëvizin akrepat

67

Nga nesër duhet të zgjoheni më herët, pasi ndryshon ora. Në natën mes të shtunës 30 mars dhe të dielës 31 mars, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta para, pra kur ora do jetë dy me të vjetrën, me të renë do të jetë ora 3.

Kujtojmë se jo gjithë vendet e përdorin ndryshimin e orës. Rusia e ka braktisur ndryshimin e orës që në vitin 2014.

Në fakt, shumë studiues thonë se ndryshimi i orës nuk bën mirë për shëndetin e njeriut për shkak edhe të ndryshimeve të gjumit.