Përgjysmohet tarifa e studimeve në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi

291

Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi kanë nënshkruar një marrëveshje që në thelb ka krijimin e hapësirave dhe mbështetjen ndaj kineastëve të rinj.

Duke patur parasysh tregun e vështirë të punës dhe hapësirat e munguara për aktorët dhe regjisorët e rinj, QKK angazhohet për krijimin e më shumë dimensioneve të reja për të gjithë ata që zgjedhin filmin si rrugën e tyre në jetë.

Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, informon opinionin publik dhe të interesuarit, se duke nisur që nga ky vit akademik, tarifa e studimeve në AFMM do të përgjysmohet, bazuar në marrëveshjen e sapo lidhur me Qendrën Kombëtare të Kinematografisë.

Burimi: Shqip.com