Perimet dhe qumështi dominojnë prodhimin bujqësor në Shqipëri, ja shifrat

50

Bujqësia shqiptare vazhdon të jetë sektori me peshën më të lartë në ekonominë shqiptare me rreth 19 për qind të totalit të PBB-së, ndërsa shihet se prodhimi është i përqendruar së shumti në tek qumështi dhe perimet.

Sipas të dhënave të fundit mbi prodhimin bujqësor të publikuara nga INSTAT, peshën më të mëdha në prodhimin bujqësor shqiptar e kanë perimet me gati 58 për qind të totalit në vitin 2018.
Pesha e perimeve në totalin e prodhimeve bujqësore ka pasur një rritje të shpejtë sidomos në dekadën e fundit për shkak të nxitjes që erdhi nga kërkesa për eksport.

Pas perimeve e prodhimi i qumështit dhe i mishit kanë peshën më të madhe në sektorin e bujqësisë me nga 19.1 për qind secila. Duke qenë një vend me terren te thyer, Shqipëria ka potenciale të larta për mbarështimin e të blegtorisë dhe prodhimeve të saj, por kufizimet në eksport të prodhimeve shtazore në BE e kanë lënë sektorin të zhvillohet ende nën potenciale.

Prodhimi i mishit gjithashtu zuri vendin e tretë në totalin e prodhimit bujqësor n me rreth 19 për qind më 2018. Përveç mishit, qumështit dhe primeve dhe frutave, pjesa e tjetër e bujqësisë, të tilla si vreshtat, ullinjtë, drithërat, agrumet dhe bimët industriale kanë pjesen tjeter./Monitor