Perimet që mbajnë nën kontroll tensionin e lartë të gjakut

91

Në këtë artikull do të mësoni për perimet më të mira të dimrit që ju ndihmojnë të ekuilibroni tensionin në mënyrë natyrale.

Karotat

Karotat janë të mbushura me kalium. Ky mineral ul tensionin në enët e gjakut dhe zbut ndikimin negativ të sodiumit. Karotat gjithashtu ulin rrezikun e aterosklerozës dhe ishemisë.

Panxhari

Antioksidantët e panxharit ulin tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit. Vitaminat B ndihmojnë funksionin e nervave. Përmbajtja e lartë e nitratit tek panxhari çliron oksid nitrik, një gaz që përmirëson qarkullimin e gjakut, zgjeron enët e gjakut dhe ul tensionin.

Spinaqi

Kjo barishte është e pasur me kalium dhe luteinë. Kjo e fundit parandalon trashjen e mureve të brendshme të enëve të gjakut dhe ul rrezikun e atakut në zemër. Spinaqi është i pasur edhe me magnez dhe folat të cilat ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të tensionit të lartë të gjakut.

Rrepa

Rrepa është e pasur me kalium. Ky mineral ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut. Rrepën mund ta përdorni në sallata ose në supa.