Perla e turizmit, drejt përfundimit rruga Boboshticë-Dardhë

37

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se është drejt përfundimit rruga Boboshticë-Dardhë.

Falë investimit në kuadër të programit “Infrastruktura Vendore Rajonale”, me financim nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit kjo rrugë do të jetë lehtësisht e aksesueshme në të gjitha stinët e vitit.

Ky investim pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në turizëm, në ekonominë lokale dhe në mirëqënien e banorëve.

Tashmë pas një rruge komode me gjelbërim arrin në fshatin me vlera të mëdha historike dhe natyrore. Aty mund të prekësh nga afër trashëgiminë kulturore dhe historike, arkitekturën e banesave të ndërtuara prej guri me çatitë karakteristike me plloça, shtëpinë e Sotir Panit si dhe  trashëgiminë etnografike.