Perla e turizmit, nis rikonstruksioni i rrugës Borsh – Kala e Borshit

63

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se kanë filluar punimet për rikonstruksionin e rrugës Borsh – Kala e Borshit.

Ndërhyra e parashikuar do të përmirësojë aksesin në një nga atraksionet historike kulturore të bregdetit të jugut, duke ofruar një mundësi alternative për turizmin në këtë zonë me aktivitet të lartë turistik. Ajo paraqitet në gjendje të amortizuar dhe ekziston vetëm bazamenti i saj. Ky aks krijon një lidhje mes pjesës lindore dhe perëndimore të Borshit dhe është një projekt me prioritet të lartë për bashkinë e Himarës.

Aktualisht po punohet për gërmim trup rruge për kasonetë, skarifikim asfalti ekzistues, si dhe gërmime trup rruge në shkëmb të fortë.

Sipas FSHZH, projekti parashikon një ndërhyrje thelbësore duke ndërhyre në nështresat profilime dhe asfalt, kuneta betoni në të 2 krahët dhe një krah trotuar në zonën e banuar. Projekti parashikon gjithashtu ndërtimin e mureve mbajtëse dhe pritëse sipas relievit të rrugës.

Dhe të gjitha punimet për disiplinimin e ujrave, ndriçimin në zonën e banuar si dhe sinjalistikë vertikale dhe horizontale.