Perlat e Shqipërisë turistike jehojnë edhe në Australi me “The Sydney Morning Herald”

0

“The Sydney Morning Herald”, na vendos në listën e vendeve të cilat duhen zbuluar sa më shpejt për qytetet unike si Gjirokastra, për alpet, rivierën, dhe vendet me vlera arkeologjike.

Reportazhi dedikur turzimit shqiptar, i publikuar në gazetën e përditshme “The Sydney Morning Herald”, që botohet në Sidnej, përmes një përshkrimi pikant, të destimacioneve historike, turistike dhe jetës mesdhetare në vendin tonë, i jep përgjegje pyetjes, pse do të shkoja në Shqipëri?.

Kjo pikë e re e nxehtë e pushimeve ka një vijë bregdetare të Adriatikut, kështjella mesjetare, rrënojat e lashta greke dhe romake dhe një brendësi tepër të thyer. Lonely Planet e renditi atë në listën e saj “Më të mirat në udhëtime” në 2023″, shkruan ndër të tjera “The Sydney Morning Herald”.

/ata.gov.al