Përmbledhja e lajmeve pozitive për ditën e sotme

106

1- Filmi shqiptar “Delegacioni” rrëmben tre çmime, Tirana kryeqendër e kinematografisë këtë vit

Pas një jave intensive me shfaqjen e 250 produksioneve Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë uli siparin e edicionit të 16. Filmi më i suksesshëm dhe që rrëmbeu 3 çmime ishte “Delegacioni” i regjisorit Bujar Alimani… më shumë

 

2- Lajmi i mirë për shqiptarët, rihapet shkolla shqipe në Nuremberg të Gjermanisë

Në qytetin e Nurembergut, në Gjermani është rihapur pas disa vitesh mungesë shkolla e gjuhës shqipe. Interesimi i madh i nxënësve për mësimin shqip bëri të mundur që… më shumë

 

3- Doni të hapni një fermë? IPARD-i financon deri në 500 000 euro

Në datën 30 Nëntor 2018 hapet thirrja e parë për aplikime për Programin për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – IPARD II, 2014 -2020. IPARD financon për investime në fermë, nga një minimum prej… më shumë

 

4- Nxitja e leximit, 200 libra për vogëlushët e Tepelenës

Lëvizja Kombëtare për Lexim do të përfshijë në mënyrë kapilare 12 qarqet e vendit, me 12 qytete pilot për të dëshmuar se dëshira për lexim është tek secili fëmijë, nëse dimë ta ushqejmë… më shumë

 

5- Banka Botërore: Shqipëria parajsa e turizmit, synon 10 milionë turistë në sezon

Gjatë viteve të fundit në Shqipëri, turizmi është rritur ndjeshëm, thuhet më tej në artikull, veçanërisht në vende si Ksamili, Saranda dhe Durrësi. Nga gushti 2017 deri në gusht 2018, sipas zyrës së statistikave kombëtare, Shqipëria priti 8.2 milionë vizitorë…. më shumë

6- Arkivi shqiptar hyn në Bashkimin Evropian

Arkivat Shqiptare kanë plotësuar kriteret dhe janë bërë pjesë e organizmit më vital të Bashkimit Europian në fushën e arkivave, ”Portalit të Arkivave Europiane”. Zhvillimet teknologjike në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave përveç…më shumë

7- Bëhuni gati! Panairi i Librit çel siparin më 14 nëntor, ja surprizat që ju presin

Panairi i 21 i Librit “Tirana 2018” çel siparin në datë 14 nëntor. Rreth 100 shtëpi botuese nga mbarë trevat shqipfolëse i bashkohen aktivitetit më të madh kulturor për librin në Shqipëri. Pas ceremonisë së hapjes së këtij edicioni në orën 11.00 do të… më shumë

8- Majlinda Bregu, shqiptarja e parë që merr drejtimin e një institucioni të BE-së

Majlinda Bregu ka marrë detyrën zyrtarisht sot në Sarajevë. Zonja Bregu nis punën në Janar të vitit 2019 dhe ajo është gruaja e para shqiptare që do të drejtojë një institucion me peshë të BE-së… më shumë

 

9- Gjirokastër, Kulla e Sahatit ndryshon pamje

Përfundon restaurimi dhe ndriçimi i Kullës së Sahatit, në Kalanë e Gjirokastrës. Projekti ka për qëllim ruajtjen e vlerave dhe përmirësimin e gjendjes së monumentit, si një pikë kyçe e Kalasë së Gjirokastrës… më shumë