Përmbledhja me lajmet pozitive të ditës së sotme

124

1- Kompensim ushqimor në shkolla për fëmijët e familjeve në nevojë

Ushqimi për fëmijët e familjeve në nevojë në shkollat ku implementohet projekti pilot “Bëjmë dety-rat e shtëpisë”, do te kompensohet. Ky kompensim ushqimor do ti shtohet masës së ndihmës ekonomike… më shumë

 

2- Filmi i Robert Budinës premierë botërore në “Tallin Black Nights Festival”

“Streha mes Reve”, filmi i dytë me metrazh të gjatë i skenaristit dhe regjisorit shqiptar Robert Budina, do të ketë premierën e tij botërore në Konkurrimin Zyrtar të Festivalit të Filmit Tallin Black Nights… më shumë

 

3- Gjesti fisnik në Elbasan, tifozit të Uellsit i kthejnë portofolin e humbur

Një tifoz nga Wellsi i cili kishte ardhur në vendin tonë për të ndjekur nga afër ndeshjen miqësore të futbollit mes vendit të tij dhe Shqipërisë mësohet se ditën e djeshme kishte humbur portofolin bashkë me paratë, biletat për ndeshjen dhe biletat e udhëtimit… më shumë

4- FOTO/ Hapet në Përmet inkubatori i parë i produkteve tipike shqiptare

Në Përmet është hapur inkubatori i parë i produkteve tipike shqiptare, që do të jetë një hapësirë e përbashkët për fermerët e zonës së Përmetit për të prodhuar produktet tipike me metoda tradicionale dhe certifikuar… më shumë

 

5- Koleksioni i rrallë i ikonave të artit bizantin e postbizantin shqiptar ekspozohet në Paris

Ekspozita “Dritare në Artin Mesjetar Shqiptar”, u cel sot në Paris me rastin e 60- vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO. Kjo ekspozitë në Paris, në sallën Miro, përbën një rrugëtim në historinë e pikturës bizantine dhe pas bizantine… më shumë

6- Tirana nderon Betim Muçon, përurohet busti i shkencëtarit

Shkrimtari, poeti, përkthyesi dhe fizikani Betim Muço është përkujtuar nga familjarë, të afërm, por edhe stafi pedagogjik dhe nxënësit e shkollës që mban emrin e tij në Njësinë 6 në Tiranë… më shumë

 

7- Zyrtare/ Pushim edhe 30 nëntori

Të gjithë ata që kanë planifikuar pushime për Festat e Nëntorit, le t’i planifikojnë ato për 5 ditë pasi dita e premte do të jetë pushim. Qeveria ka caktuar ditën e premte, datë 30 nëntor, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore… më shumë

8- Violinistja e famshme amerikane dy ditë koncert në Korçë e Tiranë

Violinistja amerikane, Jenny Oaks Baker me katër anëtarë të familjes së saj, do të japin një koncert në Korçë në datën 21 nëntor. Po në këtë datë, grupi do të udhëtojë për një koncert tjetër në Tiranë… më shumë

 

9- Buxheti/ Në 2019 nisin investimet për hekurudhën Tiranë-Durrës

Buxheti i vitit 2019 parashikon nisjen e investimit për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë- Durrës, e cila do të ketë një degëzim edhe në Rinas. Ky do jetë një nga investimet më serioze për hekurudhat për 20 e ca vite…. më shumë

 

10- FOTOT/ Një urë e re, me arkitekturë të veçantë i shtohet Tiranës

Tiranës i shtohet një urë e re, e cila do të lidh Bulevardin “Bajram Curri” me Bulevardin “Gjergj Fishta” dhe që do tu vijë në ndihmë banorëve që jetojnë në lagjet në dy anët e Lanës në afërsi të Pallatit me Shigjeta… më shumë