Përmbledhja me lajmet pozitive të ditës së sotme

96

1- Biznesi kosovar financon ndërtimin e një shkollë, kopështi e qendre shëndetësore në Kukës

Fshati Bardhoc në Kukës do të ketë së shpejti një shkollë, kopësht dhe qendër shëndetësore të re, falë një donacioni privat nga Kosova, si shenjë falenderimi për kontributin gjatë luftës së vitit 1999…. më shumë

 

2- Kuzhina “lidh” Itali-Shqipëri, ja çfarë ndodh këtë javë

Kuzhina italiane është nga të preferuarat e shqiptarëve dhe për këtë për të tretin vit rradhazi në Shqipëri vjen edicioni i posaçëm i saj. Cilësia, qëndrueshmëria dhe siguria ushqimore janë pikat kyçe… më shumë

 

3- Njihuni me britaniken që prej dekadash koleksionon çdo libër për Skënderbeun

Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut rikthen në Tiranë bashkë me koleksionin e saj, ndër më të veçantit, kur flasim për ato private, Patricia Nugee. Britanikja që prej dekadash koleksionin çdo libër të shkruar në gjuhë të ndryshme për heroin tonë… më shumë

4- Mesfushori shqiptar luan me Ronaldinhon, braziliani i bën një surprizë

Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare Ervin Skela ka zbritur mbrëmjen e djeshme sërish në fushën e futbollit në një ndeshje që legjendat e Eintrahtit të Frankfurtit kanë sfiduar Ronaldinhon me shokët e tij…. më shumë

 

5- Zgjatet shëtitorja rreth Liqenit të Farkës

Shumë pranë kryeqytetit, Parku i liqenit të Farkës është kthyer në një nga hapësirat më tërheqëse për të kaluar fundjavën jo vetëm për ata që duan të shijojnë natyrën, por edhe për të apasionuarit pas sporteve ujore…. më shumë

 

6- Marubi shkon në Milano, çel në Trienale ekspozitën “Rituali Fotografik”

Çelet në Milano të Italisë, ekspozita “Rituali Fotografik” me fotografi e negativë të Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi, kuruar nga Zef Paci. E pranishme në ceremoni ishte ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro si edhe Presidenti i Trienales, arkitekti i mirënjohur Stefano Boer…. më shumë

7- Histori suksesi/ Mjeku shqiptar vlerësohet me çmimin e karrierës në Kanada

Mjeku shqiptar Dr.Lulzim Rrafshi është vlerësuar nga Kolegji Kanadez i Mjekëve të Familjes me çmimin e karrierës. Dr.Lulzim Rrafshi është vlerësuar për kontributin e veçantë që ka dhënë për më shumë se dhjetë vite ndaj komunitetit dhe kolegëve…. më shumë

8- Pekin, Gentiana Beqa, medalje në Kampionatin Botëror të Fitness-it

Sportistja shqiptare Gentiana Beqa, triumfoi në finalen e Kampionatit Botëror të Fitness-it në Ligën Profesionale për femra “IFBB Elite Pro World Championship’, në Pekin. Ajo mori medaljen e argjendë me pikë të barabarta me vendin e parë… më shumë

9- Pylli Orbital i Tiranës, Rajoni i Pulias dhuron 3 mijë pemë

Rajoni i Pulias i bashkohet Bashkisë së Tiranës në nismën e saj ambicioze për krijimin e Pyllit Orbital, një brez i gjelbër me 2 milion pemë që do të rrethojë kryeqytetin shqiptar… më shumë

 

10- “Eko Mendje” pastron lumin Buna duke hequr 6 ton mbetje

“Eko Mendje”, një organizatë jofitimprurëse, me qëllime ambjentaliste dhe sociale, ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e lumit Buna nga mbetjet urbane. Aktivistët e “Eko Mendje” përshkuan një gjatësi prej 5.7 km të lumit Buna…. më shumë

11- Rishfaqet gjeli i egër në Parkun e Tomorrit, BE projekt për mbrojtjen e tij

Gjeli i Egër, një prej specieve të rralla të faunës së egër në Shqipëri pasi rrezikoi zhdukjen, është rishfaqur në Parkun Kombëtar të Tomorit në Berat. Ndaj një sërë shoqatash dhe agjensish shtetërore janë bërë bashkë në një projekt europian… më shumë