Përmbledhje me lajmet pozitive të fundjavës

91

1- Ndryshime në buxhet, 300 mln lekë për konviktet

Janë akorduar 300 milionë lekë për restaurimin e konvikteve. Ky vendim është parë pas ndryshimit për të dytën herë të buxhetit 2019. Akti normativ është botuar në fletoren zyrtare dhe ndryshimet e buxhetit kanë hyrë në fuqi… më shumë

 

2- Kredi të buta, përfitojnë 1104 familje, mes tyre edhe familje të Astirit

Plot 1104 familje dhe çifte të reja çifte të reja dhe të pastreha të Tiranës, do të kenë mundësi që përmes programit të kredisë së butë të sigurojnë një shtëpi duke i dhënë zgjidhje strehimit të tyre… më shumë

 

3- Saranda, mes 40 destinacioneve më të mira në botë! Business Insider: Aty ku ndërthyren arkelologjia dhe plazhi

“Business Insider” që i kushtohet kryesisht ngjarjeve ekonomike në botë, ka zhvilluar një analizë ku rendit 40 destinacionet, deri tani të ‘nënvlerësuara’ në botë, por që duhen vizituar, mes të cilave figuron edhe Saranda… më shumë

4- ‘Festat janë për të dhuruar’, njihuni me familjen pogradecare që dhuroi 1 mijë pako me ushqime

Është kohë festash dhe shpesh njerëzit bëhen më të ndjeshëm dhe nuk ngurojnë të bëjnë thirrje për të ndihmuar më të varfërit. Këtë gjë e bëjnë jo vetëm fondacione të ndryshme por edhe individe të cilët kanë mundësi ekonomike… më shumë

5- Tiranës i shtohet një tjetër destinacion/ Rihapet Kalaja, një hapësirë për turizëm, traditë e prodhime artizane

Nga sot, Kalaja e vjetër e Tiranës është hapësira më e re kulturore e tregtare e qytetit, ku qytetarët dhe turistët e shumtë mund të gjejnë dyqane suveniresh, mozaikë e restorante tradicionale… më shumë

 

6- Çelet ekspozita “Scanderbeg. Un eroe albanese in Puglia”

Muzeu Historik Kombëtar, Polo Biblio-Museale e Provincës së Leçes, Muzeu Castromediano në Leçe dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali çelën dje, ekspozitën “Scanderbeg. Un eroe albanese in Puglia”… më shumë

 

7- Bashkia Divjakë rikonstrukton 120 shtëpi të familjeve në nevojë

Rreth 90 familje nga komuniteti rom dhe 30 familje nga komuniteti egjiptian do të përfitojnë nga rikonstruksioni i 120 shtëpive që po rikonstruktohen në njësinë administrative Grabian, Bashkia Divjakë… më shumë

 

8- Rezonanca 3T instalohet në QSUT

Në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë është instaluar rezonanca e re 3T. Kjo aparaturë përmirëson nivelet e diagnostikës dhe rrit cilësinë e shërbimit mjekësor për pacientët në spitalin publik shtetëror… më shumë

 

9- Shqiptarët e Zvicrës, 11 mijë euro ushqime për familjet e varfra në Kosovë

Një grup shqiptarësh të Kosovës që jetojnë në Zvicër, kanë mbledhur 11 mijë euro dhe i kanë shpërndarë në formë pakosh me ushqime për familjet e varfra. Gjatë ditës së sotme  ata kanë shpërndarë 100 pako ushqimore në Kamenicë, vlera e secilës pako është 50 euro… më shumë

10- Dyfishohet buxheti për universitetet dhe kërkimin shkencor, ja si do të shpërndahen 100 milionë euro shtesë

Qeveria ka përgatitur një projektvendim që ndryshon buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm duke dyfishuar fondet për arsimin universitar dhe kërkimin shkencor. Sipas tabelave zyrtare, në buxhetin e vitit të ardhshëm qeveria ka përcaktuar 7.4 miliardë lekë për arsimin e lartë… më shumë

11- Hapet muzeu i “mjeshtrit të dritës”, fotografit shqiptar të kopertinave të revistave botërore

Është hapur në Korçë muzeu “Gjon Mili”, një galeri e cila i dedikohet tërësisht ‘mjeshtrit të dritës’, fotografit që ka mbushur kopertinat e revistave botërore me teknikën e tij unike të fotografimit me dritë… më shumë

 

12- Përurohet një tjetër shtatore e Gjergj Kastriotit, ja ku është vendosur

Një tjetër shtatore është realizuar në nderim të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu. Në kuadër të përmbylljes së aktiviteteve të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeu… më shumë

 

13- Gjiri i Gjipesë mes 50 plazheve më të bukura të botës

Gjiri i Gjipesë është renditur mes 50 plazheve më të bukura të botës për vitin 2018 nga faqja më e madhe kanadeze që u kushtohet udhëtimeve, “Flight Network”, në një listë që është përpiluar duke u bazuar në opinionin e 1 200 gazetarëve… më shumë

14- Tjetër sukses, shqiptari shpallet kampion bote në dy kategori në kikboks

Kikboksieri shqiptar, Adriatik Cami është kampion bote në kategoritë WKF dhe WIPU. Kampioni nga Dibra hodhi në knock-out kundërshtarin nga Maroku që në raundin e dytë, duke bërë të vetët rripin e dy titujve… më shumë

 

15- ”Paqe në fushëbetejë”, një histori e bukur e Krishtlindje

Histori Krishtlindje

Në verën e vitit 1914, Europa ishte shndërruar në teatër të një lufte që shihte përballë dy aleanca të mëdha: Britania e Madhe, Franca dhe Rusia nga njëra anë; Gjermania, Austro-Hungaria dhe Turqia nga ana tjetër… më shumë