Përmbledhje me lajmet pozitive të fundjavës

115

1- Shpëtoi jetën e disa fëmijëve, shqiptari shpallet ‘Heroi i vitit 2018’ në Suedi

Autoritetet suedeze e kanë shpallur Fidan Bejtën “Heroi i vitit 2018”. Akti i kosovarit është vlerësuar lartë nga autoritetet e vendit skandinav. Në fakt, Fidan Bejta ka bërë një akt trimërie… më shumë

 

2- Kosova megjeps gazetaren italiane: Lini Romën, Parisin dhe Londrën dhe vizitoni Prizrenin, Gjakovën…

Ju ka ndodhur ndonjëherë të ktheheni në një vend dhe të keni një kujtim edhe më të bukur sesa hera e parë që e keni vizituar? Mua më ndodhi me Kosovën. Pas udhëtimit pranverën e kaluar, rreth dy javë më parë kisha kënaqësinë të kthehesha dhe të zbuloja destinacione të reja… më shumë

3- BE jep 2.8 milionë euro për fuqizimin e administratës shqiptare

Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme të Bashkimit Europian (BE) për reformën në administratën publike, është lançuar sot faza e parë e projektit “Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në Administratën Publike”, financuar nga fondet IPA 2014… më shumë

4- Dhjetëra finlandezë vendosen në Sarandë, blejnë vila dhe apartamente në perlën e Jugut

Një komunitet finlandez prej disa dhjetëra personash është vendosur vitet e fundit në Sarandë, përmes blerjes së apartamenteve apo vilave në qytetin bregdetar. Spanja është e tejmbushur me finlandezë, ka fshatra të tërë me pensionistë, por… më shumë

5- Opera, balet dhe muzikal; shpallen fituesit e “Konkursit Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore”

U zhvillua tek ArtTurbina, “Konkursi Mbarëkombëtar i Krijimtarisë Muzikore” në gjinitë e mëdha të muzikës skenike: Opera, balet dhe muzikal. Ky konkurs synon të zhvillojë krijimtarinë muzikore dhe të nxjerrë në pah talentin, artin dhe… më shumë

6- ‘Let’s Do It World’, shpall si më të suksesshmen në botë fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën”

Kosova është shpallur vendi me organizimin më të suksesshëm të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” për vitin 2018 nga Let’s Do It World, në mesin e qindrave vendeve të botës që janë pjesë e kësaj Lëvizje Globale… më shumë

 

7- FOTO/ Mesuesja nga Shkodra mes 50 arsimtareve më të mira në botë, vlerësohet për punën me fëmijët e ngujuar

Liljana Luani, mësuesja nga Shkodra e cila ka mision në jetën e saj ndihmën ndaj fëmijëve të cilët vuajnë nga pasojat e gjakmarrjes është kualifikuar në 50-shen e mësuesve më të mirë në botë… më shumë

 

8- Doni të studioni në SHBA? Ambasada jep udhëzimet: Ja kriteret për të përfituar bursë!

Jeni student dhe doni të studioni në SHBA? Mundësia është tani. Ambasada amerikane në Tiranë kujton se, aplikimet për “Global UGRAD”, një program i konceptuar për t’i ekspozuar studentët ndaj sistemit arsimor, shoqëror dhe kulturor amerikan janë të hapura deri në 31 dhjetor… më shumë

9- Prestigjiozja zvicerane: Verën e ardhshme, shtetasit tanë do të “pushtojnë” Shqipërinë

Plazhistët zviceranë shumë shpejt do të popullojnë plazhet e Shqipërisë, pasi operatorët turistikë kanë shtuar këtë destinacion në programin veror 2019 dhe shpresojnë të ketë prenotime të shumta, shkruan e përditshmja zvicerane “tagesanzeiger.ch”… më shumë

10- Tjetër histori suksesi, boksieri lezhjan shpallet kampion bote në WBO Junior

Boksieri i ri shqiptar, Jurgen Uldedaj u shpall Kampion Bote në kategorinë WBO Junior, të boksit, pasi mposhti argjentinasin Nikolas Leandro Arganaraz , në ndeshjen e zhvilluar në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik të Tiranës… më shumë

 

11- “Legjenda e vetmisë”, romani i shkrimtarit shqiptar ndër tre më të mirët e Ballkanit

Aftësia e ripërpunimit të një përralle të errët të kohëve moderne, nominoi romanin “Legjenda e vetmisë” të Ridvan Dibrës, si një nga tre romanet më të mirë të Ballkanit. Vepra mbështetet në një kënge të vjetër shqiptare ku spikasin dy vargjet qe shënojnë hyrjen e romanit… më shumë

12- Portat e shtëpive tradicionale në Gjirokastër përfshihen në një kalendar promovues

Portat e shtëpive tradicionale në Gjirokastër nuk janë vetëm elementë unikë të arkitekturës së banesave, por edhe përcaktuese shekullore të rendit shoqëror dhe identitetit të familjeve… më shumë

 

13- Mbështetje financiare deri në 50% për prodhuesit e verës dhe përpunuesit e peshkut

Programi IPARD II, adreson mbështetje financiare deri në 50% të vlerës së investimit në sektorin e vreshtarisë, prodhimit të verës dhe përpunimin e  peshkut. Arti shqiptar në prodhimin e verës, e ka kthyer këtë biznes në një faktor të rëndësishëm… më shumë