Përmet, garantohet furnizimi 24 orë me ujë

100

Përmeti do të furnizohet me ujë të pijshëm gjatë 24 orëve të ditës falë investimit prej 4 milionë eurosh nga buxheti i shtetit për rehabilitimin e plotë të rrjetit të ujësjellësit.

Drejtuesi i punimeve për ujësjellësin shpjegoi se teknologjia e pajisjeve të vendosura është nga më bashkëkohoret.

Janë bërë rreth 40 kilometër rrjet i brendshëm dhe i jashtëm. Në çdo familje janë vënë pajisje për marrjen dhe shpërndarjen e ujit edhe banesat private dhe pallatet.

Përmeti furnizohet me ujë nga burimet natyrore të Gurrës së Madhe dhe Leshicës.