Përmirësim i infrastrukturës në shtigjet e Parkut Kombëtar të Tomorit

4

Parku Kombëtar i Tomorit, vitet e fundit është një nga parqet më të vizituara nga turistët e huaj dhe ata vendas në të gjitha stinët e vitit.

Gjatë këtyre ditëve reshjet e dëborës ofrojnë peizazh mbresëlënës për të pasionuarit pas alpinizmit.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo theksoi se “po punojmë për përmirësimin e infrastrukturës në shtigjet që të drejtojnë aty, gjithmonë duke respektuar natyrën e Parkut Kombëtar me qëllim aksesin e vizitorëve dhe ruajtjen e ekosistemit kaq unik të këtij mali”.

Sipas tij, Tomori i magjishëm është destinacion i çdo stine.

Mali i Tomorit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Aty nuk mungojnë ngjitjet sportive në shpatet me borë apo vende të tjera me peizazhe piktoreske.

/ata.gov.al