Përqafimet nga ana e majtë janë më emocionale

32

Nëse ndiheni emocionalë, ka më shumë gjasa të përqafoni dikë nga ana e majtë sesa nga e djathta, sipas një studimi.

Përqafimet, të cilat kanë qenë pjesë e ndërveprimeve shoqërore midis njerëzve që nga lindja, tregojnë emocione të tilla si dashuri, trishtim apo frikë. Ato ndodhin në të dy kontekstet: pozitive dhe neutrale. Ne përqafojmë kur jemi të trishtuar, të dashuruar, të frikësuar, ose thjesht kur përshëndesim.

Ndërsa shumica e njerëzve treguan një preferencë në rritje për përqafimet nga ana e djathtë, përqafimet nga ana e majtë ndodhën më shpesh në situata pozitive dhe negative, tregoi studimi.

Në këtë mënyrë, hemisfera e djathtë aktivizohet për shkak të emocioneve dhe ndikon lëvizjen në të majtë.

Për studimin e publikuar në revistën “Psychological Research”, ekipi shqyrtoi më shumë se 2,500 përqafime për të përcaktuar natyrën e tyre. Për të studiuar përqafimet neutrale, ata analizuan mbi 500 video të aktorëve të cilët u ofruan përqafime me sy mbyllur të huajve në rrugë.

Më tej, studiuesit testuan 120 pjesëmarrës që përqafuan një manekin pas dëgjimit të tregimeve pozitive, negative dhe neutrale përmes kufjeve.