Përse nuk duhet t’i mbyllni perdet dhe grilat gjatë ditës

51

Një studim i fundit thotë se lejimi i dritës nga dritaret mund të elimojë bakteret që jetojnë në pluhurat e shtëpisë dhe të pastrojë ajrin.

Kësisoj, drita e diellit ul rrezikun e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes.

Studimi në fjalë shpjegon se ekspozimi i baktereve ndaj dritës së diellit, ndihmon ndjeshëm në eliminimin e tyre.

Nëse shtëpia është në errësirë dhe jo e ndriçuar mirë, bakteret në ajër riprodhohen 12 përqind më shumë se zakonisht.

Bakteret në ajër në një ambient të ndriçuar mirë riprodhohen në një ritëm më të ulët.

Në këtë mënyrë, duke hapur perdet dhe grilat ju do të merrni përfitime të mëdha nga vitamina D që vjen nga dielli, por do të minimizoni gjasat e prekjes nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.