Pershkohet në 7 minuta/ Hapet tuneli i Llogarasë, ja kur do të jetë gati për qarkullim

9

Në 5.9 kilometrat e tunelit të Llogarasë kanë përfunduar si gjurmë rruge. Makineritë kanë bërë të mundur këtë të martë çarjen e anës tjetër të malit, që përmes një ure do të lidhet me Palasën.

Sipas ministrisë së Infrastrukturës rruga të jetë në funksion të plotë qarkullimi në 1 Qershor 2024. Kompanitë që punojnë në këtë aks janë shqiptare dhe turke, ndërsa supervizori grek.

Vlera e këtij investimi është 142 milionë Euro. Kalimi në tunel do të jetë me pagesë dhe mund të pershkohet në vetëm 7 minuta, duke shkurtuar ndjeshëm distancën me plazhet e mrekullueshme të jugut të vendit.

Qeveria parashikon që bashkë me aeroportin e Vlorës, tuneli do t’i japë një tjetër hov zhvillimit të turizmit në këtë zonë.