Përurohet “AF MIA”, trageti i ri në linjën Durrës – Ankona

26

Në Durrës u mbajt ceremonia e vizitës së parë në port dhe përurimit të anijes “AF MIA”, e cila do të ndërlidhë tashmë Durrësin me Ankonën.

Me një gjatësi rreth 200 m, gjerësi rreth 26 m dhe kapacitet akomodues deri në 1600 pasagjerë dhe 130 kamionë, “AF Mia” është trageti më i ri që i shtohet linjave që lidhin Durrësin me Portet e Italisë.

“AF Mia” vjen si investim i kompanisë “Adria Ferries” në funksion të rritjes së numrit të pasagjerëve pas një sezoni turistik domethënës, si dhe rritjes së vëllimit të mallrave nga porta kryesore detare e vendit drejt porteve italiane.

APD thekson se “e mirëpresim këtë investim të ri dhe mbështesim përpjekjet e operatorëve transportues për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe kushtet në bordin e anijeve, sikundër dhe ndjeshmërinë e shtuar ndaj standardeve mjedisore në transportin detar sipas direktivave të Bashkimit Evropian”.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Vitet e fundit porti ka pasur një progres të dukshëm si në infrastrukturë, edhe në teknologji, duke fituar gjithashtu edhe statusin e Autoritetit Portual, si mjaft porte të vendeve të BE.

/ata.gov.al