Pesë histori frymëzuese suksesi që kanë nisur nga dështimet

55

Në vend që të dorëzoheni, pas dështimit të parë, rrini një sekondë dhe mendoni për njerëzit që kaluan të njëjtën situatë, ose edhe më keq. Dështimi është mundësia për të filluar përsëri, por këtë herë me më shumë inteligjencë.

Më poshte gjeni 5 histori suksesi, që kanë nisur nga një dështim. Këto histori do t’ju frymëzojnë të vazhdoni përpara dhe të arrini diçka në jetë.

1-J.K. Rowling

Gjatë një fjalimi për nisjen e Harvardit, autorja e Harry Potter J.K. Rowling tregoi rëndësinë dhe vlerën e dështimit. Pse? Sepse edhe ajo dështoi dikur. Tejkalimi i këtij dështimi, më e fortë dhe më e vendosur, ishte çelësi i suksesit të saj.

2- Steve Jobs

Apple, tanimë revolucionare i ka fillimet e veta nga dy burra, në një garazh. Vite më pas, të gjithë e njohim si një kompani 2 miliardë dollarëshe, me mbi 4000 punonjës.

Megjithatë, në mënyrë të pabesueshme, Steve Jobs u pushua nga puna, nga vetë ndërmarrja që ai krijoi.

Shkarkimi nga puna, e bëri atë të kuptojë se pasioni për punën, tejkalon çdolloj zhgënjimi, apo dështimi. Sipërmarrje të mëtejshme si NeXT dhe Pixar e çuan Jobs-in përsëri në pozicionin e CEO në Apple. Jobs tha në 2005: “Nuk e vura re në atë kohë, por shkarkimi nga Apple ishte gjëja më e mirë që mund të më kishte ndodhur ndonjëherë.”

E humbët edhe ju punën sot? Epo luftoni, si ky djalë!

3- Bill Gates

Bill Gates braktisi Harvardin. Ai ka pasur në pronësi një biznes të quajtur Traf-O-Data, që ishte një dështim i vërtetë. Sidoqoftë, aftësia dhe pasioni për programimin kompjuterik e kthyen këtë dështak në pionierin e kompanisë së famshme të softuerëve ‘Microsoft’, dhe 31-vjeçarin e atëhershëm në miliarderin më të ri në botë, informon dritare.net

Ai thoshte: “Është mirë të festosh suksesin, por duhet të vini mend nga dështimet.”

4- Albert Ajnshtajn

Fjala “Ajnshtajn” është e lidhur me inteligjencën dhe sinonim i gjeniut. Megjithatë, është një fakt i njohur që pionieri i teorisë së relativitetit, vetë Albert Ajnshtajni, nuk mund të fliste deri në moshën 9-vjeçare. Natyra e tij rebele çoi në dëbimin nga shkolla dhe ai e refuzoi pranimin në Shkollën Politeknike të Cyrihut.

Por pengesat e mëparshme nuk e ndaluan atë të fitonte nominimin për ‘Nobel’ në Fizikë në 1921-shin.

“Suksesi është dështim në progres.”,- tha ai.

5-Abraham Lincoln

Dështimi në biznes në 1831-shin, dobësimi i sistemit nervor në 1836-ën, mposhtja gjatë kandidimit për president në 1856-ën, edhe Abraham Lincoln e njohu mirë dështimin dhe refuzimin. Në vend të dorëzohej, ai vazhdoi para.

“Shqetësimi im i madh nuk është nëse keni dështuar, por nëse jeni kënaqur me dështimin tuaj.”,- thoshte ai. Lincoln u zgjodh në 1861 si presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.