Pesëvjeçari shqiptar pranohet në organizatën botërore të gjenive

334

Quhet Dionis Senjo, është vetëm 5 vjeç dhe është djali i një çifti onkologësh nga Tirana.

Dionisi, pasi na habiti me aftësitë e tij në astronomi, matematikë, gjeografi, kimi, anatomi, biologji, gjuhë të huaja etj… i është nënshtruar testit të inteligjencës dhe rezultoi mbi percentilin 99.9, pra më i rrallë se 0.1% i popullsisë duke u pranuar në shoqatën botërore të gjenive dhe duke u bërë kështu shqiptari i parë që pranohet në këtë organizatë. Testi është zhvilluar në praninë e një psikologu.

Fillimisht prindërit nuk e vunë re inteligjencën e tij duke menduar se “të gjithë fëmijët në ditët e sotme të tillë janë” por kur të tjerët nisën të befasoheshin prej tij, atëherë e kuptuan se fëmija i tyre ishte vërtet ndryshe.

Dionisi i vogël tani bën shumëzime me shumë shifra, ushtrimet e olimpiadës të matematikës së klasave 1 – 2 fillore i zgjidhte që 4 vjeç, ndërsa para pak kohesh ka shkruar një libër për sistemin diellor të cilin kërkon ta publikojë së shpejti. 5-vjeçari gjeni ka shumë dëshirë të shkruajë libra e t’i publikojë ato edhe në Amerikë.