Peshëngritësi Ertjan Kofsha u shpall sot kampion bote për të rinj.
Në kampionatin Botëror për të Rinj që po zhvillohet në Guadalahara të Meksikës, Shqipëria u përfaqësua nga Ertjan Kofsha, i cili fitoi medaljen e artë, duke konfirmuar edhe një herë potencialin e tij, njoftoi sot Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Kofsha fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes me 159 kg dhe u rendit i katërti në botë në total në dygarësh me plot 345 kg.
/ata.gov.al