Peshëngritje, shqiptarët fitojnë dy medalje në Bukuresht

69

Shqipëria ka fituar sërish medalje në Bukuresht, ku po zhvillohet Kampionati Europian i peshëngritjes U-23. Sportisti Albert Çërçizi, ka fituar sot vendin e tretë, ndërsa sportistja Kleopatra Saliaj, dy ditë më parë triumfoi në vendin e parë.

Peshëngritësja 17-vjeçare u rendit e para në baterinë B të peshës deri 64 kilogramë. Sportistja shqiptare kaloi me sukses 4 nga 6 prova duke ngritur në total 192 kilogramë. Në klasifikimin e përgjithshëm u vendos e nënta në dygarësh. Ndërkohë që sot, medaljen dhe flamurin shqiptarë e ka ngritur me krenari Albert Çërçizi.