”Peshkaqeni i mbeturinave”, roboti që pastron detin nga plastika

292

Quhet WasteShark dhe është një peshkaqen-balenë mekanik i projektuar në Holandë, i cili mund të mbledhë deri në 350 kg plastikë çdo ditë në detet tona.

Deti është një nga vendet më të ndotura në tokë. Problemi më i madh i ujërave tona është plastika. Jo vetëm ajo e dukshme nga syri i njerëzve por edhe mikrogrimcat e plastikës të padukshme, që hahen nga peshqit dhe mund të gëlltiten nga njerëzit.

Vetëm në Oqeanin Paqësor llogaritet se ekziston një ishull prej plastike më i madh se Franca.

Prej vitesh, shkencëtarët po përpiqen që të gjejnë një metodë që të reduktojë përdorimin e plastikës dhe mbi të gjitha po zhvillojnë instrumente që të ndihmojnë në pastrimin e deteve dhe terreneve nga materialet e mbeturinave. Zgjidhja mund të jetë WasteShark, që fjalë për fjalë do të thotë peshkaqeni i mbeturinave, një robot që “ha plastikën”.

Ai është zhvilluar nga kompania holandeze Ranmarine Technologies, e specializuar në zgjidhje avangardë për pastrimin e ujit. Roboti ka emrin e një peshkaqeni, pasi për krijimin e tij, grupi i punës është frymëzuar nga peshkaqeni – balenë dhe “goja” e tij e madhe shërben për të mbledhur plastikën në det.

Burimi: Revista Monitor