Peshkopi, personeli i spitalit dhuron gjak dhe shpëton shtatzënën

235

Mjekët në Spitalin e Peshkopisë i kanë shpëtuar jetën një shtatzëne, jo vetëm duke bërë detyrën e tyre. Kur pacientja nga fshatrat e Bulqizës u paraqit në spital në rrezik për jetën, ajo kishte humbur shumë gjak.

Tetë infermierë të spitalit dhuruan gjak për shtatzënën, pasi nuk kishte kohë për ta transportuar drejt Tiranës.

Pas dy orësh në operacion, gruaja tanimë është jashtë rrezikut për jetën.

Burimi: Top Channel