Pesticidet: Ja si mund t’i pastroni frutat dhe perimet

298

Frutat dhe perimet janë ushqime të domosdoshme për njeriun, për shkak se ato kanë veti themelore ushqyese për trupin. Megjithatë, si konsumatorë, duhet të dini se para se të përdorni këtë fruta e perime, ju duhet një pastrim i mirë për të eliminuar gjurmët e pesticideve dhe baktereve që mund të dëmtojnë shëndetin tuaj.

Si frutat, ashtu edhe perimet marrin një sasi të madhe të pesticideve gjatë procesit të kultivimit. Prandaj është e rëndësishme një pastrim dhe një dezinfektim i tyre përpara konsumimit.

Më poshtë ne do të ndajmë disa këshilla për të larë siç duhet frutat dhe perimet:

1- Gjëja e parë që duhet bërë për të pastruar frutat dhe perimet është që t’i vendosni ato në ujë të rrjedhshëm ose në një enë me ujë. Kjo metodë nuk është 100% efektive për të hequr mbetjet pesticide, por ka një efekt gërryes, i cili mund të eliminojë një pjesë të madhe të këtyre substancave toksike.

2- Disa fruta dhe perime mund të pastrohen me një furçë dhëmbësh, duke vepruar njësoj siç lani dhëmbët, në mënyrë që të eliminoni mbetjet dhe papastërtitë. Ju mund të përdorni këtë teknikë me patatet, pjeshkët, karotat, trangujt apo mollët.

3- Një tjetër truk shumë efektiv për të eliminuar mbetjet toksike nga frutat dhe perimet është që t’i qëroni ato të gjitha. Edhe pse në pjesën më të madhe vlerat ushqyese janë të pranishme në lëkurë, duhet të merrni në konsideratë se kjo është pjesa më e prekur nga pesticidet.

4- Mos lani kurrë fruta dhe perime përpara se t’i gatuani ato. Kjo mund t’i bëjë ato të prishen më lehtë, pasi lagështia krijon një mjedis të përsosur për bakteret dhe mikroorganizmat. Pastrimin e tyre gjithmonë e bëni përpara se t’i hani, mundësisht me ujë të ngrohtë për rezultate më të mira.