“Photo Guard”, facebook mbron foton e profilit

389

Facebook prezantoi një funksionalitet të ri për përdoruesit të cilët janë të shqetësuar lidhur me privatësinë e fotos së tyre të profilit.

Ditën e sotme rrjeti social filloi një program pilot në Indi i dizajnuar për të mbrojtur fotot e profilit të përdoruesve. “Photo Guard” implementon një sërë masash sigurie të cilat përfshijnë:

  • Parandalimin e përdoruesve nga shkarkimi i fotos së profilit të një përdoruesi
  • Parandalimi i etiketimit në një foto profili
  • Parandalimi i “screenshot” të fotos së profilit të një personi

Kur është i aktivizuar ky funksionalitet është i dukshëm nëpërmjet një kufiri në ngjyrë blu dhe një mburojë rreth fotos së profilit.

Burimi: Lexo.al