Pianistja 108 vjeçare më e talentuara në Poloni (VIDEO)

18

Dashuria për pianon nuk njeh moshë. Kjo është pianistja Wanda Zarzycka e cila vjen nga Polonia. Me fjalë të tjera, Wanda është njëra prej banorëve më të moshuar, por edhe më të talentuar në Poloni. Ajo është 108 vjeçare.

E moshuara interpreton në këtë piano të zbukuruar me dru, të cilën e ka trashëgim nga nëna e saj, qe e kishte marrë si dhuratë për martesë.

Kjo e mban në jetë edhe pas kaq shumë vitesh, dhe siç thotë ajo, nuk e ka problem t’i lëvizë gishtërinjtë për të nxjerrë tingujt që ajo kërkon, sepse muzika është një lloj burimi i jetëgjatësisë së saj.

Pra, edhe tani në moshën 108 vjeçare Wanda është me shëndet të mirë, por këtë ia atribuon edhe Zotit, në të cilin ka besim të madh.