Pianistja me aftësi të kufizuar, koncert recital në ndihmë të fëmijëve

59

Asnjë pengesë nuk është aq e fortë sa të mposhtë ëndrrat. E ëndrra e Vasilikës tashmë është realiteti i saj më i bukur.

Vasilika Duli është një pianiste e shkëlqyer. Edhe pse lindi e verbër, ajo luftoi dhe me sytë e shpirtit u bë artiste.

Pianistja nga Elbasani u prit me duartrokitje të gjata nga publiku në koncertin recital në Teatrin “Skampa”.

Të gjitha të ardhurat e koncertit do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe. Misioni i saj fisnik, përtej talentit, e ka emocionuar shumë jo vetëm publikun, por edhe vet Vasilikën.