Pianistja shqiptare fiton çmimin e parë në garën ndërkombëtare

16

Një lajm i mrekullueshëm ka ardhur nga pianistja, Anila Aliu, e cila ka fituar çmimin e rëndësishëm ‘Grand Award’ në Garën Ndërkombëtare të Pianos në Bangkok.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë pianistja nëpërmjet një postimi në Facebook teksa ka theksuar se ndjehet mjaft e lumtur për marrjen e këtij çmimi.

“Sapo morëm Diplomën dhe Trofeun nga “Gara Ndërkombëtare e Pianos në Bangkok” e cila u mbajt në dhjetor-janar 20/21. Kaq e lumtur dhe e nderuar që fitova çmimin më të rëndësishëm “GRAND AWARD” në kategorinë time! Shumë faleminderit organizatorëve për këtë mundësi dhe anëtarëve të jurisë për komentet e mrekullueshme”, ka shkruar pianistja.