Pikat e grumbullimit, domosdoshmëri për lehtësimin e fermerëve

1

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po e mbështet rritjen e prodhimit bujqësor paralelisht edhe me shtimin e pikave të grumbullimit dhe agropërpunimit sipas standardeve më të mira, që i shtojnë vlerë produktit deri tek konsumatori final.

Skema Kombëtare e Mbështetjes, programi IPARD, janë pikërisht instrumenti i duhur që mbështesin uljen e kostove të prodhimit, rritjen e prodhimit bujqësor vendas dhe ngritjen e pikave të grumbullimit dhe agropërpunimit.

Investimet për krijimin e pikave të grumbullimit, hapësirat magazinuese dhe dhomat frigoriferike në ferma janë një domosdoshmëri për lehtësimin e punës së fermerëve dhe krijimin e kushteve të duhura për ruajtjen e produkteve.

Rritja e numrit të pikave të grumbullimit ka një ndikim të rëndësishëm në shtimin e eksporteve të produkteve bujqësore, duke iu përgjigjur më së miri kërkesave për cilësi dhe siguri edhe në tregun e jashtëm.

Në sajë të programit IPARD II, në vendin tonë janë realizuar 76 investime për rritjen e kapaciteteve ruajtëse të produkteve bujqësore dhe blegtorale në ferma, duke kontribuar në përmirësimin e standardeve dhe cilësisë së prodhimit.

Deri tani, vlera e grantit për këto sipërmarrje ka arritur në 24 milionë euro fonde nga Bashkimi Evropian në bashkëfinancim me qeverinë shqiptare.

Ndërkohë, IPARD III do të shtojë masën e mbështetjes për investime të reja në qendra grumbullimi, përpunimi dhe paketimi të prodhimeve bujqësore.

/ata.gov.al