Pilotët e paragliding dhe hanggliding së shpejti me një pistë për uljen, në Tufinë

278

Federata Shqiptare e Aeronautikës nënshkruan kontratën për marrjen në përdorim të një sipërfaqeje toke në Tufinë për të realizuar pistën e uljes për pilotët e paragliding dhe hanggliding. Krahas trampolinës së fluturimit në Dajt, tashmë do të sigurohet dhe pista e uljes.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Alket Islami, i njohur tashmë si pioner i sporteve të ajrit.