Piramida, qendra më e madhe e teknologjisë

1

Piramida e Tiranës do të transformohet jo vetëm në estetikë, por edhe në funksion. Sot Piramida është simbol i hapjes dhe i aftësimit të të rinjve në punët e së ardhmes. Do jetë shkolla më e madhe teknologjike për të mësuar kodim, zanatet e së ardhmes. Parimi për çdo vend është që në qoftë se 1% e popullsisë është koduese profesioniste, ai vend ka shpresë për të qenë ideal për punët e së ardhmes. Sot ka një ambicie që në Tiranë të ketë mbi 10 mijë djem e vajza që kodojnë si profesionistë.

Në katin minus një ka një Unazë që ka hapësira për zyra, për shërbime.

Kubat janë të gjitha klasa dhe është i gjithi një labirint, brenda dhe jashtë. E gjitha do jetë një kampus i hapur. Operacioni ka shkuar me sukses deri tani.

/ata.gov.al